Ballina Aktualitet Tiranë, kreu Rama: Komunikim të hapur me studentët dhe pedagogët

Tiranë, kreu Rama: Komunikim të hapur me studentët dhe pedagogët

Kryeministri, Edi Rama ka shkruar sërish sot në rrjetin social “Facebook” teksa fton studentët dhe pedagogët për dialog në lidhje me kërkesat e tyre.

Rama shkruan se do të jetë drejtpërdrejt në rrjetin social dhe për këtë  ka ripërsëritur faktin se të gjithë studentët e interesuar janë të mirëpritur të diskutojnë për shqetësimin e tyre.

“MIRËMËNGJES 😀dhe me rikujtesën për komunikimin e hapur, LIVE, sot në 11.00 në këtë faqe, me studentë a pedagogë të interesuar për të dialoguar mbi Universitetin, ju uroj një javë të mbarë🌹,” – shkruan Rama.

Protesta e studentëve vijon prej 6 ditësh para godinës së ministrisë së Arsimit, ndërsa ata kanë adresuar 8 shqetësime duke theksuar se nuk do të ketë dialog pa plotësimin e tyre.

Gjithashtu përmes një shkrese zyrtare, studentët kërkesat e tyre i kanë adresuar edhe tek kreu i qeverisë, Edi Rama si dhe tek kreu i legjislativit, Gramoz Ruçi.