Ballina Aktualitet Tiranë, kryeministri Rama: E kanë kot, s’na ndal asgjë dot

Tiranë, kryeministri Rama: E kanë kot, s’na ndal asgjë dot

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, kryeministri Edi Rama u ka dërguar në mesazh të gjithë kundërshtarëve dhe kritikëve të tij.

Ai ka publikuar mëngjesin e sotëm një video ku prezantohen ambientet e reja të bashkisë së Korçës të rinovuara tërësisht. Ndonëse nuk e përmend opozitën, Kryeministri thotë se bashkia që duam është një model që na dallon qartë nga ata që duan vetëm sherr e rrëmujë.

“ERTV Live😊: Korçë – Bashkia që duam nuk është një slogan, po një model që na dallon qartë e më qartë, nga ata që na vonuan me dekada dhe që duan vetëm sherr e rrëmujë…
E kanë kot, s’na ndal asgjë dot për të bërë dallimin e madh mes të ardhmes e të shkuarës👍,” – shkruan Rama.