Ballina Aktualitet Tiranë, kryeministri Rama e Jozefina Topalli tallen me Lulzim Bashën për numrin...

Tiranë, kryeministri Rama e Jozefina Topalli tallen me Lulzim Bashën për numrin e votuesve

“Interesant! Lulit i dalin vota më shumë se votues”. – Ky është reagimi i shkurtër i bërë nga Jozefina Topalli, ish-deputete e PD-së pas votimit për Këshillin Demokrat të Partisë Demokratike. Rezultatet e votimit janë publikuar dje nga ana e PD-së, ndërsa është bërë e ditur dhe lista me kandidatët fitues. Topalli prej disa muajsh ka shkëputur çdo marrëdhënie me PD-në, për shkak të përplasjeve të vazhdueshme që ajo ka pasur me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

Sigurisht që ky detaj nuk i ka shpëtuar as kryeministrit të vendit Edi Rama, i cili ka postuar edhe një foto duke ironizuar.

Mirëpo lidhur me detajin e publikuar nga Topalli, me numrin e votuesve dhe pjesëmarrësve, ka pasur një reagim dhe nga ana e PD-së.

Në sqarim për mediat nga PD thuhet se:

“Në procesverbal thuhet qartë se 4741 është numri i personave që janë verifikuar me mandat para nisjes së punimeve. 178 të tjerët janë pajisur me mandat pas nisjes së punimeve. Nëse vendosni të pasqyroni reagime për votat, ju lutem vendoseni dhe këtë konkluzion, të cilin e nxjerr çdokush që lexon procesverbalin”.