Ballina Aktualitet Tiranë, kryeministri Rama: Doktorresha Mona dhe Lul Artisti gjymtuan protestën

Tiranë, kryeministri Rama: Doktorresha Mona dhe Lul Artisti gjymtuan protestën

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar në Instagram një foto nga lart të protestës së sotme të studentëve, duke thënë se ajo është gjymtuar nga Doktorresha dhe Artisti.

“Sharrat e Doktorreshës Monës dhe britmat në gjumë të Lul Artistit, e gjymtuan si s’ka më keq protestën tuaj! Por unë dhe ju që s’jeni më aty, jo vetëm që s’do t’i lemë pa adresuar ato 8 pika, po do të bëjmë shumë më shumë se aq së bashku. Ditët po na ikin shpejt e festat po vijnë, prandaj mos rrini po dukuni dhe t’ia nisim punës me dialog,bashkëpunim,këmbëngulje për Universitetin”, – shkruan Rama në rrjetin social.