Ballina Aktualitet Tiranë, kryeministri Rama do të takohet me studentët

Tiranë, kryeministri Rama do të takohet me studentët

Në një komunikim në Facebook, kryeministri Rama ka kërkuar të takojë një përfaqësi studentësh që zgjidhet nga vetë ata, për t’i dëgjuar për kërkesat e tyre. “Shqetësimi adresohet përmes dialogut, – ka thënë Rama. – Dua që ta dinë se kam shumë për t’u thënë, por patjetër kam shumë dëshirë t’i dëgjoj ballë përballë pa administratorë, pa pedagogë, studentët që i zgjedhin vetë.”

Sot është dita e tretë e protestës së studentëve, ku, pak orë më parë, ministrja e arsimit Lindita Nikolla, në një konferencë për mediat, u dha të drejtë kërkesave të tyre. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka njoftuar vullnetin e saj për të ndryshuar vendimin e Këshillit të Ministrave, duke ulur kështu tarifat e studimit. Megjithatë, protesta vazhdon, duke sjellë tani edhe ndërhyrjen e vetë kryeministrit Rama.

“Ky vend e ka fituar prej 5 vitesh lirinë e plotë të protestës, pa rrezik nga plumbat, – ka vijuar kryeministri në mesazhin e tij në Facebook. – Protesta e ka pasur të garantuar pacenueshmërinë e statusit të saj. Po të mund të zgjidhja dot sot do të doja të isha dhe njëherë student protestues, jo kryeministër në zyrë.”