Ballina Aktualitet Tiranë, kryeministri Rama: Dhuna ndaj Dollapit ishte e tepërt, i gatshëm për...

Tiranë, kryeministri Rama: Dhuna ndaj Dollapit ishte e tepërt, i gatshëm për të biseduar

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se dhuna e ushtruar nga efektivët e Policisë së Shtetit ndaj sekretarit organizativ të Partisë Demokratike, Sahit Dollapi, gjatë protestës së mbrëmshme ishte një veprim i panevojshëm.

Gjithsesi, kryeministri Rama e ka justifikuar veprimin e Policisë së Shtetit me presionin nën të cilës ajo ndohej nga protestuesit.

“Dikush që i ikën Policisë së Shtetit me vrap e ka një arsye, – ka thenë kryeministri Rama. – Në vende me demokraci shumë më të mirë se e jona do ta kishte pësuar shumë më keq. I kuptoj ata dy punonjës policie që bën një veprimt të tepërt.”

Kryeministri Rama i bëri këto komente gjatë një konference për shtyp, të organizuar posaçërisht për protestën e mbrëmshme të opozitës së bashkuar, ku u regjistruan edhe raste dhune të një shkalle më të lartë se më parë nga ana e Policisë së Shtetit.

Kreu i qeverisë theksoi se ishte i gatshëm të ulej në bisedime me opozitën për të zgjidhur konfliktin politik që ka përfshirë vendin. “Nëse kjo nuk është një luftë e ulët për të bërë një pazar, gjë që unë e besoj, sepse besoj gjithmonë atë që thotë Luli, ulemi e flasim, diskutojmë dhe vendosim,” – ka shtuar kryeministri.