Ballina Aktualitet Tiranë, kryeministri Rama apel studentëve: Shkoni në mësim, do ju digjet viti

Tiranë, kryeministri Rama apel studentëve: Shkoni në mësim, do ju digjet viti

Gjatë një bashkëbisedimi me studentët në sallën e re të rikonstruktuar të studimit tek Konviktet e Mjekësisë, kryeministri Edi Rama i bëri apel studentëve që të shkojnë në mësim, pasi në të kundërt do humbasim mësimin.

“Pakica pengon shumicën që të zhvillojë mësim. Shkoni në mësim sepse do humbisnin vitin akademik,” – tha Rama.

“Do ju them që t’i thërrisni pak kujtesës tuaj. Kujtoni pak shtëpia ishte më e mirë para ca vitesh. Sa kohë u deshën që shtëpia të përmirësohet. Ju jeni pak a shumë të lindur në përudhen kur paka a shumë shtëpitë ishin njësoj dhe më pas ndryshuan. Edhe me konviktet po të kishim pasur mundësi më parë, do e kishim bërë më parë. Un jam shumë krenar që ne i kemi dhënë Shqipërisë një qeveri që dëgjon. Unë besoj se është hera e parë që në këto vite që pushteti i qytetarëve është pushtet që nuk mund të neglizhohet. Kjo shprehet edhe me protesta e presione, përveç votës. Patjetër që 4 veta në një dhomë është absurde. Edhe dushet po rikostriksohen. Patjetër që duhet të përmirësohen ndjeshëm kushtet. Do ndërtojmë korpusin e ri universitar,” – shtoi ndër të tjera Kryeministri mbi kushtet në konvikte.