Ballina Aktualitet Tiranë, Kryemadhi për protestën: Ka edhe studentë të LSI

Tiranë, Kryemadhi për protestën: Ka edhe studentë të LSI

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi mbështet protestën e studentëve, e cila sot mbylli ditën e gjashtë.

Ajo pranoi se pjesë e protestës janë edhe anëtarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, por se ata nuk kanë shprehur asnjë kërkesa politike të partisë që përfaqësojnë.

“Ka student të LRI, por asnjëri nuk ka kërkesa politike të LSI. Ka edhe student të FRPD. Njëri nga ata që mbante mikrofonin, kur studentët flisnin është i Partisë Socialiste Mund të ketë pasur tentativa të caktuara, por mendoj se është gjë e mirë që është jo politike. Ata janë solid me qëndrimet e tyre, nuk besoj se ka ndonjë socialist që është gati të paguaj më shume për tarifat e shkollës. Megjithatë, di të them që shanset dhe mundësitë për tu bërë disa gjëra ekzistojnë. 8 kërkesat e tyre janë të realizueshme”, – u shpreh Kryemadhi.

Studentët kanë parashtruar një kërkesë me tetë pika, e cila i është dorëzuar Ministrisë së Arsimit. Në thelb, synojnë uljen e tarifave të studimit, të cilat janë shumë herë më të larta se në vende të tjera evropiane.