Ballina Aktualitet Tiranë, Kryemadhi: E ardhmja euroatlantike e Kosovës rrugë pa kthim

Tiranë, Kryemadhi: E ardhmja euroatlantike e Kosovës rrugë pa kthim

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka uruar Kosovën për 11-vjetorin e Pavarësisë dhe qytetarët e saj. Ajo shkruan në një status në Facebook se është detyrë e të gjithëve lartësimi i figurave dhe luftëtarëve që kontribuuan për pavarësinë e Kosovës.

Kryemadhi thotë se e ardhmja euroatlantike e Kosovës është një rrugë dhe aspiratë pa kthim.

“Urime Kosovë 🇽🇰 teksa hyn në dekadën e dytë të pavarësisë e sovranitetit.
Në këtë ditë të pavarësisë është detyrë e të gjithëve ne, lartësimi i figurave dhe luftëtarëve që kontribuuan dhe sakrifikuan edhe jetën për realizimin e këtij misioni epokal për Kosovën. Vlerësimet më të larta për qytetarët e Kosovës që të gjithë së bashku me të zgjedhurit e tyre konsolidojnë çdo ditë shtetin e lindur me aq mund. E ardhmja euroatlantike e Kosovës është një rrugë dhe aspiratë pa kthim dhe ne të gjithë do të jemi në krah të saj për përmbushjen e kësaj ëndrre të vëllezërve e motrave tona në Kosovë. Ta gëzosh përjetë këtë ditë të madhe Kosovë!,” -shkruan Kryemadhi.