Ballina LAJME Tiranë, Kryemadhi bën hap pas për Veliajn: Ka mbatur 20% të premtimeve,...

Tiranë, Kryemadhi bën hap pas për Veliajn: Ka mbatur 20% të premtimeve, rikandidimi rrezikon Ramën

Deklaratat e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi në emisionin ‘Zonë e Lirë’, ku shprehu vlerësimet për kryebashkiakun Veliaj nuk u pritën mirë, duke u cilësuar si një ‘tradhëti’ ndaj kauzës së opozitës së bashkuar.

Megjithatë, në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’, Kryemadhi u shpreh disi më e rezervuar në komplimentat ndaj Veliajt, duke theksuar se ai ka mbajtur vetëm 20% të premtimeve elektorale.

“Ndryshim konteksti i fjalisë time sepse e para njëherë, personazhet kanë marrë vetëm pjesën e parë dhe jo pjesën e dytë të fjalisë. Jam koherente në ato që them. Shkollat dhe çerdhet janë lyer, por nuk është ndërtuar asnjë e re në Tiranë. Rrugët e Tiranes lahen dhe pastohen, por jo periferia e qytetit.

Mua më vjen çudi që kritizerët ndihen të indinjuar duke thënë që Monika bën diversion apo mbështet Veliajn. Veliaj është kryebashkiaku që përfaqëson Edi Ramën dhe Rilindjen. Një mandate i dytë i Veliajt do rrezikonte Edi Ramën. Ai ka punuar dhe nuk mund ta mohoj, në 100% ka mbajtur 10 apo 20% , të tjerat nuk i ka mbajtur që nga kullat shkollat çerdhet reja”, – deklaroi Kryemadhi.

Qëndrim kundër kryebashkiakut ka mbajtur deputeti Petrit Vasili dhe Ylli Manjani, të cilët e kanë quajtur Veliajn si mjeshtër të propagandës.