Ballina LAJME Tiranë, kryedemokrati Basha: Paratë e projekteve fasadë të investohen në arsim

Tiranë, kryedemokrati Basha: Paratë e projekteve fasadë të investohen në arsim

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar përmes postimeve në Twitter lidhur me protestën e studentëve.

“Ndryshimi në arsimin e lartë fillon me shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë dhe dyfishimin e buxhetit të arsimit. Të hiqen paratë e qytetarëve nga koncesionet plaçkitëse të check-up-it, të incineratorëve me pronarë të fshehur, të rrugëve me kosto 10-fish sa në SHBA.

“Paratë e projekteve fasadë që pasurojnë Edi Ramën dhe klientët e tij të investohen në arsim. Vetëm 30 milionë euro që Edi Rama tenton të vjedhë me kompanitë guackë mjaftojnë për të ndërtuar një kampus modern për Universitetin e Tiranës, të cilin studentët e kërkojnë prej vitesh.”- shkruan Basha.