Ballina Aktualitet Tiranë, kryedemokrati Basha në Paskuqan: Do ulim taksat dhe çmimin e naftës

Tiranë, kryedemokrati Basha në Paskuqan: Do ulim taksat dhe çmimin e naftës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u ndal sot në Paskuqan, ku ftoi qytetarët që të bashkohen në protestën 16 marsit për largimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Basha tha se kryeministri ka zgjedhur të varfërojë dhe të përçajë shqiptarët për të sunduar dhe jo për të qeverisur.

“Shqipëria nuk është vend i varfër, por vend i vjedhur nga Edi Rama, nga oligarkët, – tha Basha. – Kësaj do i japim fund dhe në rrugën tonë nuk ka hap pas. Ju kërkoj të jemi të gjithë bashkë më 16 mars dhe të vazhdojmë betejën tonë deri në fitore.”

Basha u takua me qytetarë dhe biznese të zonës, dhe u premtoi uljen e taksave dhe heqjen e taksës së Rrugës së Kombit. “Ne e kemi planin, uljen e çmimit të naftës me 30 lekë, uljen e taksës për biznesin e vogël me 0,5% të xhiros në vit dhe asnjë taksë tjetër, as lokale dhe as qëndrore, – premtoi Basha.