Ballina Aktualitet Tiranë, kryedemokrati Basha mesazh me rastin e 22 marsit: Rruga për BE...

Tiranë, kryedemokrati Basha mesazh me rastin e 22 marsit: Rruga për BE varet nga ne

Përmes një postimi në Facebook, kryedemokrati Lulzim Basha ka kujtuar 22 marsin e vitit 1992, datë e cila shënon e ditën e zgjedhjeve të para pluraliste në Shqipëri. “Më 22 mars 1992 shqiptarët fituan lirinë, – shkruan Basha. – Si sot 27 vjet më parë, njerëzit u bashkuan me të vetmen dëshirë dhe ëndërr: lirinë për të ndërtuar një jetë më të mirë, lirinë për të lëvizur, lirinë për arsim, lirinë për biznes, lirinë për t’u shprehur, lirinë për të zgjedhur e për t’u zgjedhur.”

Për kryedemokratin Basha, sot vendi është përsëri në udhëkryq dhe është në dorë të shqiptarëve të hapin rrugën drejt Evropës. “Sot Shqipëria po na thërret përsëri, sepse rruga jonë drejt lirisë dhe Evropës është në udhëkryq! Është në dorën tonë ta përmbyllim atë duke ndërtuar edhe në Shqipëri sistemin e vlerave të vërteta europiane!” – mbyll Basha postimin e tij.