Ballina Aktualitet Tiranë, kryedemokrati Basha: Me 16 shkurt të gjithë në shesh

Tiranë, kryedemokrati Basha: Me 16 shkurt të gjithë në shesh

Kryedemokrati Lulzim Basha pas tureve të takimeve në rrethe, sot është ndalur në Tiranë ku zhvilloi takime me banorët e njësisë nr.7.

Basha sulmoi politikat e qeverisë të aplikuara për bizneset e vogla, ndërsa i ftoi tregtarët që me 16 shkurt të mblidhen në bulevard.

“Jeni në një nga rrugët kryesore të Tiranës. Kur qaheni ju imagjinoni se çfarë ndodh në vendet e tjera. Taksa do të bëhet 0.5 përqind e xhiros vjetore. Asnjë inspektor tatimor nuk do të ketë të drejtë të hyjë në dyqanin tënd. Me këto taksa ata kanë mbledhur 2 miliardë lekë, por asgjë nuk është kthyer tek qytetarët. Lekët nuk janë në xhepin e qytetarëve, sepse janë në xhepat e 4-5 oligarkëve,” – shtoi më tej kreu i PD.