Ballina Aktualitet Tiranë, kryedemokrati Basha kthehet nga Vjena, mbledh pasdite Kryesinë e PD

Tiranë, kryedemokrati Basha kthehet nga Vjena, mbledh pasdite Kryesinë e PD

Një ditë pas protestës së opozitës para Parlamentit dhe dorëzimit të mandateve zyrtarisht, kreu i PD Lulzim Basha është nisur mbremë drejt Vjenës, ku ka zhvilluar disa takime me zyrtarë atje.

Qëndrimi në Vjenë ka zgjatur vetëm disa orë, pasi mësohet se kryedemokrati do kthehet sot në Tiranë dhe do mbledhë Kryesinë e PD. Pas takimeve me drejtuesit e disa institucioneve ndërkombëtare, me disa senatorë dhe anëtarë të Kongresit amerikan, me përfaqësues të grupit të Partisë Popullore Europiane në Asamblenë Parlamentare të OSBE, Lulzim Basha ka marrë rrugën e kthimit për në Tiranë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se sot në orën 18:00 kreu i opozitës ka thirrur mbledhjen e kryesisë së PD. Gjatë mbledhjes së Kryesisë pritet të diskutohen hapat që do të ndërmarrë forca më e madhe e opozitës për vazhdimin e protestës.

Dje, pas protestës para parlamentit, deputetët e opozitës dorëzuan zyrtarisht dorëheqjen nga mandati, me qëllim krijimin e një krize institucionale që do të detyrojë kryeministrin Rama të japë dorëheqjen dhe pranimin e krijimit të një qeverie tranzitore