Ballina Aktualitet Tiranë, kryedemokrati Basha: Klikës kriminale i erdhi fundi, është ora e të...

Tiranë, kryedemokrati Basha: Klikës kriminale i erdhi fundi, është ora e të vërtetës

Gjatë fjalës së tij në protestën para Parlamentit, kreu i PD Lulzim Basha ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë dhe kryeministrit Ei Rama. Basha tha se qeveria ndryshoi ditën e seancës plenare sepse kanë frikë, ndërsa sipas tij klikës kriminale i ka ardhur fundi.

“Sot ajo godinë nuk është Kuvendi i Shqipërisë, por banda e hajdutëve që ka marre peng Shqipërinë. Ata që kalojnë ligje anti-kushtetuese dhe futën duart në kutitë e votave dhe i dhanë Shqipërisë Maduron e Ballkanit. Ato karrige nuk përmbajnë asgjë sepse pushteti i takon popullit. Ne kishim njoftuar protestën e radhës për të enjten, por nga tmerri i frikës ata ndryshuan orarin sepse mendojnë se mund ti shpëtojnë zemërimit të njerëzve. Fundi i ka ardhur klikës kriminale. Ora e të vërtetës ka ardhur,” – tha Basha.

Kjo është protesta e tretë brenda muajit shkurt e opozitës së bashkuar, e cila kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, një qeveri tranzitore që do i sigurojë vendit zgjedhje të lira e të ndershme. Të gjithë deputetët e opozitës u dorëhoqën nga mandati i tyre në shenjë proteste kundër maxhorancës dhe duke e konsideruar një masë drastike në situatë drastike.