Ballina Aktualitet Tiranë, kryebashkiaku Veliaj reagon pas protestës së tensionuar

Tiranë, kryebashkiaku Veliaj reagon pas protestës së tensionuar

Protesta e sotshme e banorëvë të zonës së Astirit para Bashkisë së Tiranës krijoi një situatë të tensionuar, ku mbetën të lënduar disa punonjës të Policisë Bashkiake. Menjëhere pas kësaj erdhi dhe reagimi i kryebashkiakut kryeqytetas Erion Veliaj, në një postim në profilin e tij në Facebook.

Ai deklaroi se qyteti i Tiranës do të triumfojë përballë barbarisë. Duke iu uruar shërim të shpejtë policëve të lënduar, kreu i Bashkisë thekson në postimin e tij faktin se puna do të prevalojë përballë dhunës dhe se projekti nuk ka ndërmend të ndalet.

“Mirënjohje të thellë policëve bashkiakë për qytetarinë e treguar përballë partisë së dhunës, hurit e zjarrit! Shërim të shpejtë oficerëve të plagosur! Si tek Lodrat, Sheshi Skënderbej dhe Pazari i Ri, puna do e mundë dhunën, dhe qyteti do triumfojë mbi barbarinë! Ta harrojnë, Tirana nuk ndalet më!” – shkruan Veliaj bashkangjitur në fotot e policëve të lënduar.