Ballina Aktualitet Tiranë, kryebashkiaku Veliaj: Rasti i Laprakës, shembull tipik i rrumpallës së fahrinjve

Tiranë, kryebashkiaku Veliaj: Rasti i Laprakës, shembull tipik i rrumpallës së fahrinjve

Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas prishjes së dy godinave në zonën e Laprakës, të cilat preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe.

Veliaj ka falënderuar dy familjet që pranuan sipas tij të bashkëpunojnë dhe të lirojnë vetë objektet e ndërtuara pa leje duke i hapur rrugë kështu projektit të ndërtimit të Unazës së Madhe.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Veliaj bën të ditur se të dyja këto familje pranuan që të pranojnë ofertën e Bashkisë së Tiranës për marrë bonus qiraje deri në tre vjet dhe të lirojnë banesat që u prishën sot nga IMT-ja në afërsi të Doganës.

Ndërkohë duke iu referuar rastit të tretë, atij të Bajram Nelajt, Veliaj thekson se ai është demonstrimi më i mirë i të gjithë atyre që duke përfituar nga mungesa e reagimit të institucioneve ka ndërtuar pa leje duke zaptuar prona të të tjerëve.

“Rasti 3 i zyrtarit të kthimit të pronave të PD që pasi vodhi pronë e ndërtoi pa leje 4 njësi për t’i dhënë me qera – shembull tipik i rrumpallës së fahrinjve,” – shkruan Veliaj në Twitter.