Ballina Aktualitet Tiranë, kryebashkiaku Veliaj ndez sheshin “Skënderbej” me atmosferën festive

Tiranë, kryebashkiaku Veliaj ndez sheshin “Skënderbej” me atmosferën festive

Mbrëmjen e së premtes në kryeqytet janë ndezuar dritat e pemës që është vendosur në qendër të Tiranës, në Sheshin ‘Skënderbej’.

Ashtu sikurse është bërë traditë jo vetëm në Shqipëri por thuajse në të gjithë globin, ceremonia e ndezjes së dritave shoqërohet me praninë e kryebashkiakut dhe fëmijë të shumtë, që mblidhen në shesh dhe i gëzohen festës që po vjen.

Por ndryshe nga vitet e shkuara dhe ndryshe nga tradita botërore, që dritat e pemës ndizen në datën 6 Dhjetor, Tirana ka vendosur të ndriçohet shumë më përpara.

Edhe vitin e shkuar kryebashkiaku Veliaj ka ndezur dritat pikërisht në datën 6 Dhjetor. Edhe pse i risolli festat paksa më shpejt, ai nuk ka prishur traditën e bluzave me drerë dhe motive festive, që me sa duket do na shoqërojnë deri në fund të këtij viti.