Ballina Aktualitet Tiranë, kryebashkiaku Veliaj: Kemi një bashkëpunim total nga qytetarët

Tiranë, kryebashkiaku Veliaj: Kemi një bashkëpunim total nga qytetarët

Ndërsa një pjesë e banorëve të Unazës së Re vijojnë protestën, pasi kërkojnë dëmshpërblim të plotë për ndërtimet pa leje, kryebashkiaku Veliaj kërkoi prej qytetarëve të kryeqytetit mbështetje për projektet publike. “Thirrja ime për të gjithë qytetarët është: Na duhet bashkëpunimin, na duhet energji pozitive, inkurajim për çdo projekt publik. Ndaj, edhe jam i lumtur që edhe 100 metra më poshtë ku ka filluar projekti i Unazës, kemi një bashkëpunim total nga qytetarët, si nga tepelenasit, si nga tropojanët, si nga korçarët, si nga kuksianët. Fakti që të gjithë kemi kuptuar se pavarësisht se çfarë ka ndodhur në 20 apo 30 vitet e fundit, e ardhmja e Tiranës varet vetëm nga bashkëpunimi ynë, ky është një lajm shumë i mirë”, deklaroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko inspektuan urën e re pranë Pallatit me Shigjeta, duke e cilësuar ndërtimin e saj si një dhuratë për banorët e zonës. “Është një gëzim shumë i madh, që dhuratë e Bashkisë së Tiranës për komunitetin e Njësisë 5 dhe 7, bëhet një urë këmbësore që lidh këto dy komunitete. Nëse do ishin qytete, Njësia 5 dhe Njësia 7 do të ishin qytetet e dyta të Shqipërisë pas Tiranës, ndaj për këtë arsye lidhja e një hapësire nga NSHRAK-u e deri te Pallati me Shigjeta me një urë këmbësore është e jashtëzakonshme”, tha Veliaj.