Ballina Aktualitet Tiranë, kriza politike, Shehi pas takimit me presidentin: Pritet shpallja e datës...

Tiranë, kriza politike, Shehi pas takimit me presidentin: Pritet shpallja e datës së re të zgjedhjeve

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, në përfundim të takimit me presidentin e vendit Ilir Meta, deklaroi se bisedimet me të u fokusuan tek një datë e re zgjedhjesh. Shehi la të nënkuptohej se presidenti Meta mund të dalë shumë shpejt me një vendim për të dekretuar një datë të re për zgjedhjet vendore.

“Diskutuam për situatën, e cila siç e dini po rëndohet, – tha kreu i LZHK pas daljes nga takimi me presidentin Meta. – Presidenti ka një ide të tillë që zgjedhjet ligjërisht më datë 30 nuk bëhen. Besoj se do bëjë një dekret të ri për një datë të re zgjedhjesh. Do ketë gjatë ditës diskutime, dhe diku nga mbrëmja publiku mund të marrë vesh diçka.”