Ballina Aktualitet Tiranë, kriza politike, presidenti Meta dekreton 13 tetorin si datën e re...

Tiranë, kriza politike, presidenti Meta dekreton 13 tetorin si datën e re të zgjedhjeve vendore

Presidenti ilir Meta cakton datën 13 tetor si datën e re të zgjedhjeve vendore. Në një konferencë për mediat, pak minuta pasi kishte përfunduar takimet e ngjeshura me krerët e partive dhe ambasadorët e BE, kreu i shtetit i bëri thirrje kryeministrit të reflektojë.

“Për dy arsye kam vendosur 13 tetorin, – tha presidenti Meta. – Është dita më e shpejtë për të organizuar zgjedhje të përgjithshme vendore gjithëpërfshirëse, jo vetëm sa i takon vullnetit të atyre që dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhje, por njëkohësisht edhe që dëshirojnë sipas të gjitha afateve ligjore dhe proceduriale të jenë të përfshirë në një administrim gjithëpërfshirës të procesit zgjedhor.”