Ballina Aktualitet Tiranë, kriza e Gjykatës Kushtetuese, presidenti Meta nis takimet me krerët e...

Tiranë, kriza e Gjykatës Kushtetuese, presidenti Meta nis takimet me krerët e partive politike

Presidenti i Republikës pritet të organizojë takime me krerët e partive politike lidhur me hapat e mëtejshëm për situatën e krijuar në vend, për krizën politike dhe atë të Gjykatës Kushtetuese. Lajmi i u bë i ditur nga zëdhënësi i Institucionit të Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, përmes një njoftimi për mediat.

Sipas njëftimit në fjalë, mësohet se takimet do të shërbejnë “për të diskutuar lidhur me situatën dramatike ku ndodhet vendi.” “Padyshim do të ketë edhe të tjera inisiativa, vendime dhe takime shumë të rëndësishme,” – njofton zëdhënësi i Presidentit të Republikës.