Ballina Aktualitet Tiranë, kreu Rama: Investimet në shëndetësi, në tre vjet 300 qendra shëndetësore

Tiranë, kreu Rama: Investimet në shëndetësi, në tre vjet 300 qendra shëndetësore

Në kuadër të programit për ndërtimin e 80 qendrave shëndetësore brenda vitit 2018, në Qarkun e Fierit u rindërtuan 9 qendra të tjera shëndetësore.

Kryeministri Edi Rama theksoi sot gjatë fjalimit të mbajtur në takimin për turizmin dhe rëndësinë e programit për investimet në shëndetësi, ku sipas tij në tre vjet do të ndërtohen 300 qendra shëndetësore.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga kantieret për ndërtimin e Qendrave Shëndetësore në qarkun Fier, pjesë të Programit Kombëtar 300 qendra të reja shëndetësore në 3 vjet, prej të cilave 80 qendra do të jenë gati në fund të vitit, ju uroj një ditë të mbarë,” – u shpreh Rama.