Ballina Aktualitet Tiranë, kreu i KLP: SPAK dhe Kryeprokurori i ri zgjidhen brenda dy...

Tiranë, kreu i KLP: SPAK dhe Kryeprokurori i ri zgjidhen brenda dy muajsh

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi deklaroi se brenda dy muajve KLP duhet të zgjedhë kryeprokurorin e ri me mandat të plotë, si dhe të miratojë ngritjen e SPAK-ut.

Në një intervistë televizive, ai tha se KLP do caktojë me pikëzim çdo kandidaturë për kryeprokuror që përmbush kriteret ligjore.

Afati ka filluar një ditë më parë, më 19 dhjetor, dhe brenda dy muajve duhet ngritur SPAK.

“Mbledhjet dhe puna do vijojnë. Mbledhjet do vijojnë në Prokurorinë e Përgjithshme, por edhe te salla e ish-KLD, ku sot është KLGJ dhe do t’i ndajmë mbledhjet me KLGJ. Për Prokurorin e Përgjithshëm afati është njësoj si për SPAK, pra për dy muaj. Kriteret janë ato që përcakton ligji. Koha e shërbimit nëse është kriter, ne do t’i vendosim pikë. 5 vjet, kaq pikë, 10 vjet kaq, e me radhë.

Nëse ka qenë drejtues prokurorie, drejtues sektori, ne do themi sa pikë do kenë. Pikëzimi është i yni dhe do jetë i arsyeshëm. Gjithçka do jetë në një tabelë kaq pikë për këtë e atë, dhe në fund do kemi përllogaritjen matematikore,” – tha Ibrahimi.