Ballina Aktualitet Tiranë, kreu i KLP: Më 19 mars hapet gara për Prokuror të...

Tiranë, kreu i KLP: Më 19 mars hapet gara për Prokuror të Përgjithshëm

Gent Ibrahimi, Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) ka njoftuar se më 19 mars hapet gara për Prokuror të Përgjithshëm, i cili do të zëvendësojë kryeprokuroren e Përkohshme, Arta Marku.

Ibrahimi ka zbuluar gjithashtu se deri më tani kanë aplikuar 11 kandidatë, ndërkohë që kanë mbetur edhe 7 ditë afat, e se SPAK dhe PP janë gati në muajin qershor, ndërsa qeveria është përgjegjëse për mungesën e zyrave.

SPAK së bashku me Gjykatën speciale do të ketë si objektiv korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe krimin e organizuar.  Me ngritjen e Prokurorisë dhe Gjykatës speciale, hapet dhe rruga për krijimin e Byrosë kombëtare të hetimit, e cila do të funksionojë sipas modelit të FBI-së amerikane.