Ballina Aktualitet Tiranë, KQZ rrëzon kërkesën e PD dhe LSI për anëtarë në KZAZ

Tiranë, KQZ rrëzon kërkesën e PD dhe LSI për anëtarë në KZAZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar sot kërkesën e Partisë Demokatike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për t’u përfaqësuar me anëtarë pranë komisioneve zonale të administrimit të zgjedhjeve.

Në bazë të Kodit Zgjedhor, forcat politike kanë të drejtën e përfaqësimit në komisionet zonale të administrimit të zgjedhjeve dhe në komisionet e qendrave të votimit sipas raportit të përfaqësimit të tyre në Kuvend. Për këtë arsye, më 18 maj, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim depozituan pranë KQZ emrat e anëtarëve për 90 komisionet zonale të administrimit të zgjedhjeve.

Por, sot, me katër vota pro dhe një kundër, KQZ vendosi kundër kërkesës së PD dhe LSI me arsyetimin se asnjëra nga këto forca politike nuk ishte regjistruar si subjekt për të marrë pjesë në zgjedhje.