Ballina Aktualitet Tiranë, KPK shkarkon prokurorin e Krimeve të Rënda

Tiranë, KPK shkarkon prokurorin e Krimeve të Rënda

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka vendosur shkarkimin nga detyra të prokurorit të Krimeve të Rënda, Artan Bajrami.

Artan Bajrami është drejtues i Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda prej 15 vitesh dhe analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Sipas KPK, prokurori ka paskatësi në deklarimin e pagesës për blerjen e një apartamenti. Sipas ILDKP, Artan Bajrami ka apartament 120m², i blerë 6.5 mln lekë në vitin 2000 dhe apartament në Golem në Kavajës i blerë me kredi.

KPK ka kryer hetim më të thelluar dhe burim krijimi është deklaruar marrja e huasë në vlerën prej 5 milionë dhe shitja e shtëpisë ne Gramsh ne vlerën e 4000 mije dollarëve, si dhe gjithashtu fakti se ky shtetas ka shlyer dhe detyrime të tjera për subjektin dhe persona të tjerë të lidhur me të.