Ballina Aktualitet Tiranë, KPK shkarkon prokurorin Artur Selmani

Tiranë, KPK shkarkon prokurorin Artur Selmani

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Artur Selmani, i cili nuk ka arritur dot të justifikojë pasurinë e tij para Vetingut.

Selmani ka rezultuar me probleme me pasurinë. Ai ka deklaruar 10 mijë dollarë të fituar nga bastet sportive, gjë e cila nuk ka bindur trupën e KPK-së.

Edhe ILDKPIK gjeti probleme me pasurinë e ish-kandidatit për kryeprokuror. Pikëpyetje ka pasur edhe për profesionalizimin e Selmanit pasi ka rezultuar se hetimet e kryera prej tij kanë qenë të paplota.