Ballina Aktualitet Tiranë, KPK shkarkon nga detyra prokurorin Shpëtim Kurti

Tiranë, KPK shkarkon nga detyra prokurorin Shpëtim Kurti

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra prokurorin e Tiranës, Shpëtim Kurti, i cili ishte edhe kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Vendimi i KPK u bazua në hetimet e zhvilluara për prokurorin Kurti, referuar edhe raporteve të institucioneve për kriterin e pasurisë.

Mësohet se prokurori Kurti nuk kishte deklaruar kontaktet e papërshtatshme në formularin e dekriminalizimit, ndonëse në të kaluarën kishte pasur kontakt me një shtetas me precedent penal me inicialet H. M. Në lidhje me këtë person, prokurori Kurti kishte deklaruar se me personin në fjalë janë nga i njëjti fshat dhe se i vetmi kontakt që kishte pasur me të ishte shkëmbimi një herë në një lokal.