Ballina Aktualitet Tiranë, KPK shkarkon gjyqtaren Alma Liçaj, nuk justifikoi pasurinë

Tiranë, KPK shkarkon gjyqtaren Alma Liçaj, nuk justifikoi pasurinë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shpallur sot vendimin e shkarkimit nga detyra të gjyqtares Alma Liçaj, e cila është njëkohësisht edhe kryetare e Gjykatës së Apelit të Vlorës. Nga raportimet në media mësohet se gjyqtarja Liçaj, e cila pak ditë më parë vendosi pafajësinë e ish-kryebashkiakut vlonjat Shpëtim Gjika, nuk kaloi me sukses hetimin administrativ sa i përket kriterit të pasurisë.

Gjyqtarja Liçaj ishte e pranishme vetë në seancë dhe e papërfaqësuar nga një avokat. Hetimi ndaj saj ishte kryer vetëm për kriterin e pasurisë. Ajo ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë të Vlorës, ndërsa në vitin 2009 u komandua si kryetare e Gjykatës së Apelit të Vlorës, detyrë në të cilën u emërua më pas.