Ballina Aktualitet Tiranë, KPA shkarkon prokuroren Antoneta Sevdari, KLP mbetet me 10 anëtarë (VIDEO)

Tiranë, KPA shkarkon prokuroren Antoneta Sevdari, KLP mbetet me 10 anëtarë (VIDEO)

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar sot nga detyra prokuroren e Tiranës, Antoneta Sevdari, e cila është edhe anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Antoneta Sevdari, më 18 korrik të vitit të kaluar, u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Por, Komisioneri Publik vendosi të ankimojë këtë vendim, me pretendimin se hetimi i kryer nuk ishte i plotë. Sipas pretendimeve të ngritura, prokurorja Antoneta Sevdari kishte probleme sa i përket justifikimit të pasurisë së bashkëshortit.

Katër ditë më parë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit mori në shqyrtim çështjen, ku i dha të drejtë Komisionerit Publik, duke shkarkuar prokuroren Sevdari.

Me shkarkimin e saj, vendimarrja në Këshillin e Lartë të Prokurorisë mund të mbetet e bllokuar, pasi ky institucion tani ka 10 anëtarë.