Ballina Aktualitet Tiranë, KPA shkarkon gjyqtarin Gani Dizdari

Tiranë, KPA shkarkon gjyqtarin Gani Dizdari

Vendimi i Komisionit të Posaçëm të Apelimit që la në fuqi shkarkimin e datës 16 korrik të KPK, la ditën e sotme jashtë sistemit të drejtësisë Gani Dizdarin, i cili ka qenë pjesë e elitës së drejtësisë shqiptare, përfshi Hetuesinë, zëvendësprokuror i Përgjithshëm, anëtar i Gjykatës së Lartë dhe së fundmi edhe gjyqtar kushtetues.

Dizdari u penalizua për pasurinë dhe pastërtinë e figurës. Gjyqtari kushtetues u vendos në pozitë të vështirë për lidhjen e tij me nipin, i cili rezulton se është i dënuar për çështjen e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm në Gjykatën e Lartë, si dhe mungesën e burimeve të ligjshme për krijimin e disa pasurive të paluajtshme. Po ashtu edhe për një borxh që ia kishte marrë së bijës.

Në raportin e saj të dërguar në KPK, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ka arritur përfundimin se gjyqtari Gani Dizdari është i papërshtatshëm për vazhdimin e detyrës.