Ballina Aktualitet Tiranë, KPA rihap vlerësimin për gjyqtaren Alma Brati

Tiranë, KPA rihap vlerësimin për gjyqtaren Alma Brati

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur rihapjen e procesit të vlerësimit për gjyqtaren Alma Brati.

Pasi kaloi procesin e vettingut, Komisioneri Publik ankimoi vendimin ndaj gjyqtares.

“Pas njohjes me aktet shkresore të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit, Komisionierit Publik specifikoi kërkesën e tij: çeljen e hetimit gjyqësor dhe riadministrimin e dokumentacionit provues nga institucionet shtetërore në funksion të hetimit,” – thuhet në njoftimin e shpërndarë për medias pas mbledhjes së sotme të KPA-së.

Në njoftim thuhet se do të kërkohet administrimi i disa dokumenteve nga institucione shtetërore me qëllim saktësimin e informacionit. Gjithashtu, trupi gjykues vendosi të lejojë marrjen si prova të dokumenteve të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit.

Seanca e radhës do të zhvillohet më datë 31 janar 2019, ora 10.00, ku do të vendoset përfundimisht për fatin e gjyqtares.

Gjyqtarja Alma Brati e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë arriti të kalojë procesin e rivlerësimit kalimtar, të njohur si veting më 1 gusht.