Ballina Aktualitet Tiranë, konfirmohet në detyrë prokurori Besnik Cani pasi kalon “Vettingun”

Tiranë, konfirmohet në detyrë prokurori Besnik Cani pasi kalon “Vettingun”

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë sot vendimin për prokurorin Besnik Cani, i cili është aktualisht prokuror i komanduar në Prokurorinë e Përgjithshme në Tiranë.

Nga të dhënat e siguruara dhe nga deklarimet e bëra nga vetë prokurori, KPK-ja duke iu referuar ILDKPKI-së thekson se Cani ka bërë deklarim të saktë të pasurisë dhe kalon me sukses proçesin e Vettingut.