Ballina Ekonomi / Biznes Tiranë, Konfindustria: Rritja e çmimit të naftës është e pajustifikuar

Tiranë, Konfindustria: Rritja e çmimit të naftës është e pajustifikuar

Konfindustria shpreh shqetësimin për rritjen e çmimit të karburanteve në Shqipëri. Në fakt, në tregjet ndërkombatëre çmimet kanë pësuar ulje, ndërkohë që një gjë e tillë nuk është reflektuar në tregun vendas. Në një deklaratë për mediat, Konfindustria thotë se, në tregjet ndërkombëtare, çmimi i naftës gjatë muajit tetor ka rënë me 10 dollarë për ton, ndërkohë në vendin tonë ka ndodhur e kundërta, ku karburanti u rrit me 10 lekë për litër.

Sipas Konfindustrisë, gjatë muajit nëntor vazhdon i njëjti trend më rënie i çmimeve të karburantit në tregjet ndërkombëtare, në një kohë që Shqipëria rradhitet ndër 25 vendet e para në botë për cmimin e karburanteve.

Konfindustria ka kërkuar që, me fillimin e vitit 2019, të parashikohet edhe ngritja dhe funksionimi i Entit Regullator të Karburanteve, si një institucion përgjegjës për çmimin tavan dhe cilësinë e karburanteve.