Ballina Aktualitet Tiranë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra gjyqtarin Luan Hasneziri

Tiranë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra gjyqtarin Luan Hasneziri

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, Luan Hasneziri, i cili u verifikua për dy nga tre kriteret e vlerësimit, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Në seancën dëgjimore, gjyqtari Hasneziri u përball me dyshimet mbi blerjen e një apartamenti dhe mosdeklarimin e refuzimit të një vize amerikane. Gjatë seancës, vetë gjyqtari Hasneziri deklaroi se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit “po kapej pas preteksteve.” Ai pati kërkuar në një seancë të mëparshme edhe përjashtimin e trupës së vlerësimit, kërkesë kjo që iu hodh poshtë.

Në fund, vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ishte negativ, duke shkarkuar nga detyra gjyqtarin Luan Hasneziri.