Ballina Aktualitet Tiranë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon gjyqtaren kandidate për në Gjykatën...

Tiranë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon gjyqtaren kandidate për në Gjykatën Kushtetuese

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, Regleta Panajoti, e cila kandidon për një vend në Gjykatën Kushtetuese, pavarësisht se, në seancën dëgjimore të mbajtur një ditë më parë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti pikëpyetje mbi mundësitë financiare të gjyqtares.

Trupa gjykuese që kreu procesin e vlerësimit për gjyqtaren Regleta Panajotin përbëhej nga kryesuesja Genta Tafa Bungo, anëtarja Valbona Sanxhaktari dhe relatori Lulzim Hamitaj. Sipas relatimit, gjyqtares Panajoti i mungonin 3,9 milion lekë për të justifikuar investimet e bëra.

Megjithatë, në fund, me shumicë votash, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë parasysh provat e sjella nga vetë gjyqtarja Panajoti dhe ka vendosur konfirmimin e saj në detyrë.