Ballina Aktualitet Tiranë, KLSH kallëzon dy ish-funksionarë të ATP-së

Tiranë, KLSH kallëzon dy ish-funksionarë të ATP-së

Këshilli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori ish-nëndrejtorin e përgjithshëm dhe ish-drejtor i kompensimit të agjencisë së trajtimit të pronave të Tiranës, të cilët kanë ushtruar postet në vitet 2014-2017.

Në konstatimet e KLSH-së, thuhet mes tjerash  se: “Ka ndryshuar gjendjen e llojit të pronës nga tokë arë, shkurre, tokë pa fryt në truall ,duke ndryshuar vlerën e kompensimit në dëm të shtetit, si pasojë e moszbatimit të procedurës së rregullt ligjore të vlerësimit financiar të vendimeve për kompensim me efekte financiare negative në fondin e kompensimit të ish-pronarëve në vlerën 736,006 mijë lekë”.