Ballina Aktualitet Tiranë, kërkesat e studentëve, presidenti Meta nuk dekreton buxhetin

Tiranë, kërkesat e studentëve, presidenti Meta nuk dekreton buxhetin

Teksa studentët e universiteteve publike në vend protestojnë para Kuvendit, vjen një reagim nga presidenti Ilir Meta.

Duke marrë shkas edhe nga kërkesat e studentëve, kreu i shtetit ka kthyer ligjin për buxhetin e vitit 2019 sërish në Kuvend. Kjo lëvizje e Metës vjen si një mundësi për plotësimin e kërkesave që kanë studentët e që lidhen direkt me buxhetin adresuar për ta.

“Presidenti i Republikës, ka besimin e plotë se Kuvendi i Shqipërisë do të reflektojë një bashkëpunim gjithëpërfshirës me qëllim plotësimin e kërkesave të studentëve dhe interesit public,”- thuhet në njoftimin e presidentit.