Ballina Aktualitet Tiranë, katër të arrestuar për trafik kokaine

Tiranë, katër të arrestuar për trafik kokaine

Operacioni antidrogë i koduar “FLEX” ka arrestuar katër persona.

Policia ka sekuestruar lëndë narkotike të llojit “kokainë”, mjet prerës, automjete e aparate celular.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “FLEX”, arrestuan në flagrancë shtetasit Julian Zela., 36 vjeç, Sajmir. Hoxha., 44 vjeç, Besnik Mansaku, 43 vjeç dhe Rezart Hoxholli, 36 vjeç, të katër banues në Tiranë.

Për këta shtetas disponohej informacion se në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndës narkotike të llojit “kokainë”. Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e policisë në rrugën “Janko Theodhosi” dhe gjatë kontrollit të ushtruar, shtetasit J. Z., i është gjetur brenda një çante dore një qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit “kokainë”. Gjithashtu janë ushtruar kontrolle në banesat e këtyre shtetasve ku janë sekuestruar një palë pranga dhe një mjet prerës.

Është sekuestruar në total (nga kontrolli fizik dhe kontrolli i ushtruar në banesat e këtyre shtetasve),1 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit “kokainë”, mjet prerës (thikë), 4 aparate celular dhe pranga.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, parashikuar nga nenet 283/2, 279 dhe 247 të Kodit Penal.