Tiranë, kapet me pistoletë dhe pa leje drejtimi

180

Një 19-vjeçar ka përfunduar në pranga, pasi u kap me armë zjarri pistoletë me vete në makinë. Policia e Tiranës, thotë në një njoftim, se i riu, shtetas nga Kosova me iniciale, U. A., 19 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua në rrugën “Mysylm Keta” në kryeqytet.

Gjatë një kontrolli për verifikim të dokumentacionit, ky shtetas ka rezultuar se nuk kishte leje drejtimi. Ndërsa gjatë kontrollit fizik të ushtruar, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë.

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.