Ballina Aktualitet Tiranë, kapet me mbi 20 mijë euro false, prerje “500”

Tiranë, kapet me mbi 20 mijë euro false, prerje “500”

Një 37 vjeçar nga Kavaja është ndaluar pasi në makinë i janë gjetur 20.500 euro të dyshuara të falsifikuara.

Eurot ishin me prerje 500 dhe ndalimi i personit të identifikuar me inicialet G. Xh., u bë në rrugën “Sadik Petrela” pas informacioneve të marra në rrugë operative.

“Gjatë kontrollit iu gjetën 20.500 euro të dyshuara të falsifikuara të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me mjetin dhe dy aparate celular” informoi sot policia e Tiranës.

Operacioni u kodua “500” dhe u organizua nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Rrethit Gjyqesor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të sipërpërmendur, për veprat penale “Falsifikim i monedhave” dhe “Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit”.