Ballina Aktualitet Tiranë, kapet i riu i shpallur në kërkim për vrasje

Tiranë, kapet i riu i shpallur në kërkim për vrasje

Policia e Tiranës ka arrestuar një 24-vjeçar pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.

Në pranga ka përfunduar shtetasi Donald Rushiti, banues në Tiranë, pasi ndaj tij gjykata e Torinos ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për veprat penale vrasje dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak.