Ballina Aktualitet Tiranë, kapet i arratisuri nga burgu i Peqinit

Tiranë, kapet i arratisuri nga burgu i Peqinit

Policia e Shtetit në Tepelenë ka vënë në pranga një 35-vjeçar, pasi ishte larguar nga burgu me leje, por nuk ishte kthyer brenda afatit. Sipas burimeve policore, shtetasi Lakësi Ceka, 35 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë, ishte i dënuar me 9 vite burg për trafik droge.

35-vjeçari kishte marrë leje me 9 nëntor 2018 për të shkuar në shtëpi, në Tepelenë, dhe nuk u kthye në institucion në datën e përcaktuar.

Ky veprim vuri në lëvizje autoritetet, të cilat e shpallën në kërkim personin në fjalë për veprën penale të largimit të të burgosurit nga vendi i qëndrimit. Në bazë të informacioneve të marrë në rrugë operative, shtetasi Lakësi Ceka u kap në Tiranë.