Ballina Kronikë Tiranë, kapet autori i plagosjes së polices Nuka në protestë

Tiranë, kapet autori i plagosjes së polices Nuka në protestë

Sipas autoriteteve mësohet se është kapur autori i dyshuar i plagosjes së efektives së “Shqiponjave”, Ina Nuka gjatë protestës agresive të banorëve të astirit mbrëmjen e djeshme.

Bëhet fjalë për shtetasin Daniel Drobaj, 18 vjeç, banues në Tiranë.

Në ngarkim të këtij shtetasi do të referohen materialet pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale plagosje e rëndë me dashje, organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme, prishje e rendit dhe qetësisë publike si dhe goditja për shkak të detyrës.