Ballina Aktualitet Tiranë, kapet 42-vjeçari në kërkim ndërkombëtar për prostitucion

Tiranë, kapet 42-vjeçari në kërkim ndërkombëtar për prostitucion

Një 42-vjeçar i shpallur në kërkim për pjesëmarrje në grupe kriminale dhe shfrytëzim prostitucioni, mësohet se ka rënë në prangat e policisë.

Burimet zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se Besnik Bungaja është i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Ky shtetas është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Napolit në Itali ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg për veprat penale të përmendura më sipër.

Arrestimi u bë nga Shërbimet e D.V.P. Tiranë në bashkëpunim me Zyrën Kombëtare të Interpolit.

Veprimet e mëtejshme në lidhje me këtë shtetas do të kryhen nga Zyra Kombëtare e Interpolit.