Ballina Kronikë Tiranë, kapen dy të rinjtë që shisnin drogë tek “21 Dhjetori”

Tiranë, kapen dy të rinjtë që shisnin drogë tek “21 Dhjetori”

Policia e Tiranës ka goditur ditën e sotshme edhe një tjetër rast të trafikut të lëndëve narkotike si pjesë e operacionit të koduar “CLEANER” Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP.

Pas operacionit në flagrancë u kapën shtetasit Ermal Demushi 35 vjeç, banues në Tiranë dhe Emirjon Doçi, 29 vjeç, banues në Allias, Tiranë

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tirane, është grumbulluar informacion nga burime të ndryshme se shtetasit Ermal Demushi dhe Emirjon Doçi, në bashkëpunim me njëri -tjetrin në zonen e “21 Dhjetorit”, shisnin lëndë narkotike të dyshuar si “Heroinë” me doza.

Gjatë kontrollit, shtetasit Emirjon Doçi ju gjetën 22 doza me lëndë narkotike të dyshuar heroinë, ndërsa shtetasit Ermal Demushi një dozë me lëndë narkotike e dyshuar si heroinë si dhe 140 mijë lekë të reja të dyshuara si të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.