Ballina Aktualitet Tiranë, Izet Haxhia: Të gjykohem nga gjykatës që kanë kaluar vetingun

Tiranë, Izet Haxhia: Të gjykohem nga gjykatës që kanë kaluar vetingun

Shtyhet seanca për Izet Haxhinë, i cili akuzohet për vrasjen e ish-deputetit të PD-së Azem Hajdari. Mësohet se Haxhia dhe avokati Nikolli kërkuan përjashtimin e trupës gjykuese, përkatësisht të gjyqtarëve Valdete Hoxha, Genti Shala dhe Astrit Haxhialushi.

Vetë Haxhia ka kërkuar që të gjykohet nga gjykatës që kanë kaluar vetingun. “Të gjykohem nga gjykatës që kanë kaluar vettingun,” – tha Haxhia. Pas parashtrimit të kësaj kërkese, do të shqyrtohet nëse do të pranohet apo jo kërkesa e Haxhisë.