Ballina Aktualitet Tiranë, ISHP bën thirrje: Vaksinohuni për t’u mbrojtur nga gripi dhe virusi...

Tiranë, ISHP bën thirrje: Vaksinohuni për t’u mbrojtur nga gripi dhe virusi AH1N1

Pas vdekjes së një gruaje shtatëzanë, që dyshohet se ishte prekur nga virusi AH1N1, shefja e Departamentit të Infektivit në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, u ka bërë apel qytetarëve dhe grupeve më të rrezikuara nga gripi që të vaksinohen.

“Ajo ishte vetëm 36 vjeç, shtatëzanë, dhe humbi jetën bashke me një nga binjakët e porsalindur, – ka thënë Bino. – Mjekët gjinekologë, mjekët, infermierët, gratë shtatëzana përfshihen në grupet e riskut nga gripi. Ju lutem, vaksinohuni për të mbrojtur veten, për të mbrojtur bebin. Gripi, pavarësisht që nuk ka rritje, mbetet shqetësim, prandaj vaksinohuni.”

Kujtojmë se 36-vjeçarja shtatëzanë me binjakë ka ndërruar jetë në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, në Tiranë. Ajo ishte shtruar prej disa ditësh me simptomat e virusit AH1N1 dhe ka kryer lindje të parakohshme.